Shakira synon të negociojë gjobë të madhe për të shmangur burgun
Në prag të gjyqit për mashtrim tatimor, që hapet të hënën në Gjykatën e Barcelonës, këngëtarja e njohur kolumbiane Shakira është e prirë të negociojë një mega-gjobë me prokurorinë për të shmangur jo vetëm rrezikun e burgut, por edhe një gjyq që do të kishte një ndikim të madh mediatik kundër saj.
Për më tepër, përballja me gjykatën do ta detyronte të qëndronte disa javë në Barcelonë, qytet që u largua pak kohë më parë pas ndarjes së bujshme me kampionin e futbollit Pique.
Në orët e fundit, siç raportohet nga disa media spanjolle, ka pasur kontakte mes mbrojtësit të yllit, avokatit penal Pau Molins, dhe akuzuesve të ndryshëm, përkatësisht Prokurorisë Publike dhe
Prokurorisë së Shtetit Katalanas, për të arritur një marrëveshja: Shakira do të ishte e gatshme të pranonte se ka shmangur taksat dhe të paguante një gjobë prej një milion dollarësh, në këmbim të një uljeje shumë të fortë të dënimit me burg.
Marrëveshja nuk është mbyllur ende, por kontaktet janë intensifikuar ndjeshëm