Shala, afër marrëveshjes me Stabaekun

28 janar 2019 | 14:19

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Herolind Shala i është bashkuar skuadrës së Stabaekut në Tailandë, vend në të cilin klubi norvegjez po zhvillon fazën përgatitore para nisjes së sezonit në muajin mars. Megjithatë, ende nuk ka asgjë lidhur me një transferim zyrtar.

Drejtori sportiv i Stabaekut, Andre Olsen, ka konfirmuar për “eurosport.no”, se Shala i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, por për të arritur në një marrëveshje do të duhet pak kohë.

Futbollisti 26-vjeçar spikati me skuadrën e Startit, edhe pse këta të fundit nuk i shpëtuan dot rënies nga “Elliteserien”. Në rast se për Shalën nuk vjen ndonjë ofertë e volitshme nga kampionat i huaj, e ardhmja e 26-vjeçarit në Norvegji do të jetë me Stabaekun.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë javës së kaluar ka ndaluar…