Shala alarmon: Zyra e kryeministrit po i përvetëson kompetencat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë së Pyjeve

30 tetor 2024 | 12:25

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka alarmuar se zyra e kryeministrit është duke përfaqësuar kompetencat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Agjencisë se Pyjeve sa i takon menaxhimit të pyjeve.

Ai ka thënë se me Ligjin për pronat publike të nëntorit të vitit 2023, Zyra e Kryeministrit “përvetëson kompetencat për menaxhimin e pyjeve nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencia e Pyjeve, që u takonin sipas Ligjit për Pyjet të prillit 2023”.

“Kjo jo vetëm se është absurde, duke miratuar brenda shtatë muajsh dy ligje në konflikt me njëri-tjetrin, por është edhe e rrezikshme sepse shpërfaq tendencën për centralizimin e kompetencave në Zyrën e Kryeministrit”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Conte pranon se Napoli po lufton për titullin e…