Shala: Albin Kurti i njëjtë si Dodiku, autokrat

04 mars 2025 | 21:24

Analisti politik Azdren Shala ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për refuzimin e tij për të dëshmuar në Prokurorinë Speciale, duke sugjeruar se ai e shmang këtë proces nga frika se mund të kalojë nga statusi i dëshmitarit në atë të të pandehurit.

Shala e ka krahasuar Kurtin me presidentin e entitetit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, duke e cilësuar atë si një lider me prirje autokratike që nuk respekton ndarjen e pushteteve.

“Pse nuk po shkon Albin Kurti. A ndjehet i fajshëm? Kjo është e mundshme dhe mendoj se po. Pse e bënë Kurti këtë, se ky është spektakël mediatik, prej se i ka ardhë për herë të parë kërkesa. Krejt këtë spektakël ku Kurti e fton Prokurorinë në zyrën e vet, ai dëshiron ta paraqesë veten si i përndjekur politik. Nuk mund të flasësh për përndjekje politike, me një vend demokrati, për më tepër që ti je fuqia ekzekutive. Kurtit i nevojitet roli i viktimës të vazhdojë tutje fabula e personit të përndjekur politikisht, ku prokuroria, sistemi drejtësisë, partitë, janë kundër tij. Kurti është autokrat. Një kryeministër si Kurti me prirje autoritare, i pengon ndarja e pushteteve… jo më larg se dy javë më parë i ngjashëm me Kurtin një autokrat si Milorad Dodik refuzoi të shkonte në gjykatë sepse edhe ai është i njëjtë me Kurtin…”, ka thënë ai në KTV.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, po…