
Shala: Arllati, Gllanasella dhe Nekoci, bastione të palëkundura të PDK-së
27 shtator 2019
| 15:12
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se edhe mbrëmë është dëshmuar se Arllati, Gllanasella dhe Nekoci janë bastione të palëkundura të kësaj partie.
“Njerëzit e mirë dhe punëtorë të Arllatit, Gllanasellës dhe Nekocit janë thellësisht të bindur se PDK-ja, mbi të gjitha është vlerë evropiane, dhe se Qeveria e ardhshme Veseli kurrë nuk do të lë njerëz të harruar nga dora e shtetit”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/