Shala: Asnjëherë s’duhet ta harrojmë Poklekun dhe kontributin e ambasadorit Walker për lirinë e Kosovës

28 janar 2025 | 17:17

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala së bashku me bashkëpunëtorë kanë mirëpritur në Poklek të Drenasit, ambasadorin William Walker.

Duke vlerësuar kontributin e ambasadorit Walker, Shala ka thënë se “Pokleku do të mbetet përherë në kujtesën tonë si një nga dhimbjet më të mëdha të popullit tonë në rrugën drejt lirisë”.

“Në Shtëpinë Muze të Poklekut, ishte për vizitë edhe emri që i dha jehonë në botë vuajtjes sonë si popull, ambasadori William Walker. Kjo shtëpi është një vend kujtimi i përhershëm për 53 civilët e masakruar më 17 prill 1999. Nuk u kursyen as fëmijët dhe të moshuarit nga fushata kriminale e çetnikëve serbë.  Sado e vështirë të jetë e kaluara jonë si popull, kujtesa jonë kolektive asnjëherë nuk duhet të harrojë kontributin e z. Walker për lirinë tonë dhe sakrificën e gjithë viktimave të luftës, të cilët me gjakun e tyre formësuan rrugën tonë drejt lirisë”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Driton Selmanaj, ka reaguar pasi…