Shala, Bahtijari dhe Januzi mund të gjykohen nga 11 nëntori e tutje
07 tetor 2024
| 13:16
Ka nisur të hënë seanca e parë përgatitore para gjykimit ndaj Haxhi Shalës, Ismet Bahtijarit dhe Sabit Januzit, të cilët Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë i akuzon për pengim të drejtësisë.
Shala që është paraqitur fizikisht dhe Bahtijari e Januzi nga Qendra e Paraburgimit u njoftuan me trupin gjykues që do t’i gjykojë treshen, me shumë gjasë nga 11 nëntori e tutje.