Endrit Shala me mesazh për bashkatdhetarët për zgjedhjet e 6 tetorit
Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala, i cili në zgjedhjet e 6 tetorit garon për deputet të Kuvendit të Kosovës ka thënë se bashkatdhetarët janë shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht vendin.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për diasporën në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit.
“Andaj personalisht ju ftoj që t’i bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë, të votoni për shtetin tuaj, dhe me votën tuaj ta bëni ndryshimin që Kosovës i duhet. Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122”, ka shkruar Shala.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkatdhetarë
Kontributi juaj për Kosovën ka qenë dhe vazhdon të mbetet shtylla kryesore që e ka mbajtur gjallë edhe shpirtërisht e edhe ekonomikisht këtë vend.
Më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për ju në ditën kur vendoset e ardhmja e vendit.
Në ditën e votimit.
Më shumë së kushdo, ju e meritoni të keni rolin kyç në përzgjedhjen e atyre që do udhëheqin me shtetin e Kosovës.
Pikërisht duke e çmuar jashtëzakonisht shumë kontributin dhe rolin tuaj për vendin, Nisma Socialdemokrate, diasporën e ka futur në 5 pikat kryesore të programit qeverisës.
Votimi në diasporë tashmë ka nisur dhe zgjat deri me 5 tetor. Andaj personalisht ju ftoj që t’i bashkoheni procesit zgjedhor në Kosovë, të votoni për shtetin tuaj, dhe me votën tuaj ta bëni ndryshimin që Kosovës i duhet.
Votoni për qeverinë që diasporën e ka në listën e prioriteteve, Votoni për Nismën Socialdemokrate122
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122