Shala bën bashkë familjen e gjerë: Si gjithmonë së bashku, si gjithmonë fitimtarë (Foto)
03 shtator 2019
| 21:27
Anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka mbledhur familjen e tij të gjerë në pragë të zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen më 6 tetor.
Shala në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se si gjithmonë të bashkuar do të dalin fitimtarë.
“Mbrëmje me familjen time të gjerë.
Si gjithmonë së bashku, si gjithmonë fitimtarë”, ka shkruar Shala.
Shala vjen nga komuna e Drenasit. Ai në të kaluarën ka ushtruar disa funksione publike.
Shala ka qenë epror i lartë i UÇK-së, drejtor i “Trepçës”, zëvendësministër e ministër i Mjedisit.
Shala është profesor në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
/Epoka e re/