Shala bën thirrje që të mos rriten çmimet në treg
20 nëntor 2018
| 11:59
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala, ka bërë thirrje që të mos rriten çmimet në treg, të cilat kanë ardhur si pasojë e masës prej 10 për qind që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës.
Shala ka thënë se tregtarët nuk duhet të veprojnë keq ndaj vendit dhe qytetarëve të tyre.
“Sipas informacioneve që i kemi ne si MTI, rritja e çmimit të miellit në tregun kosovar ka filluar edhe para rritjes së kësaj mase”, është shprehur Shala.
Ai ka thënë se Kosova i plotëson nevojat për miell rreth 80 për qind.
Ministri Shala u ka bërë ftesë të gjithë tregtarëve që masën prej 10 për qind që është vendosur ndaj Serbisë dhe Bosnjës ta shohin si mundësi më të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit të vet dhe jo me rritje të çmimit.