Shala: Bosnja e Hercegovina duhet të na njohë që të hiqet taksa

24 janar 2019 | 23:36

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala,  ka thënë se mënyra më e lehtë për ta hequr taksën për Bosnjë dhe Hercegovinën është që ky shtet ta njohë shtetin e Kosovës.

“Kjo masë mbetet në fuqi derisa të mos eliminohen arsyet që si Qeveri na kanë detyruar të merret masa atëherë masa do të vazhdojë.  Derisa Bonsja vazhdon ta ketë një qasje të tillë për Kosovën, atëherë Kosova e mbanë masën në fuqi, dhe ky vendim nuk ndryshohet. Kosova është e interesuar të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet, por shtetet e tjera duhet ta trajtojnë Kosovën ashtu siç është, si shtet”, ka thënë Shala në “RTK”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dick Marty është parë të enjten në shoqëri me delegacionin…