Shala dhe Buja mobilizohen për fitoren e PDK-së më 9 shkurt
17 janar 2025
| 13:25
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala është takuar sot në mëngjes me ish-kryetarin e Lipjanit, Shkukri Buja dhe me disa bashkëpartiakë.
Shala takimin me Bujën e ka vlerësuar si miqësor dhe mobilizues për fitoren e PDK-së më 9 shkurt.
Ai ka thënë se të gjithë do të angazhohen që Kosova të bëhet më mirë.
“Për kafe në Lipjan, së bashku me Shukri Bujën dhe bashkëluftëtarë e bashkëpartiakë të tjerë. Takim miqësor dhe takim pune për t’u mobilizuar sa më shumë, në të gjithë Kosovën, për të kthyer PDK-në aty ku e ka vendin – si forca e parë politike në vend. Të gjithë do të angazhohemi me besimin e madh se Kosova mundet ma mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.