Shala dhe Chlad prezantuan logon e ASK-së
Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC), Organizata Ndërkombëtare për Standardizim (ISO) dhe Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), kanë mbajtur aktivitet për Ditën Botërore të Standardeve.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala dhe Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, kanë prezantuar logon e ASK-së.
Me këtë rast ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka thënë se sfidë mbetet mospërfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit. “Unë kam nënshkruar udhëzimin administrativ për logon e Agjencisë Kosovare të Standardizimit si dokument që vendos rregullat e logos së Agjencisë që do të jetë simbol i këtij organi standardizues. Një sfidë mbetet mospërfshirja e certifikimit në Agjencinë e Standardizimit me ç’rast standardizimi në Kosovë do të bëhej më i fuqishëm dhe në bazë evropiane do të implementoheshin në një mase më te lartë. Do ta mbështes AKS-në që ky shërbim t’i ofrohet institucioneve tona dhe le të fillojmë të krijojmë besimin në produktet tona”, ka deklaruar Shala.
Sipas tij, shitja e standardeve çdo vit është në rritje dhe se Kosova duhet të bëhet sa më konkurruese me shërbimet e veta.
Ai më tej ka thënë se standardizimi në Kosovë është në rrugë të mbarë. “Uroj që standardet e Kosovës të gjenerojnë rritje ekonomike, t’i ofrojnë mbrojtje konsumatorit dhe produktet kosovare të importohen në vendet e BE-së dhe MSA-ja të plotësohet sa me fuqishëm”, është shprehur Shala.
Kurse, Libor Chlad, zëvendësshef për bashkëpunim në zyrën e BE-së në Kosovë, ka deklaruar se ky projekt është një revolucion i katërt industrial. “Ky është një projekt që fuqizon lëvizjen e lirë të mallrave dhe ky është një revolucion i katërt industrial dhe ka sjell renovime mekanike, se ju ka sjellë produkte në masa përmes elektrifikimit, kompjuterëve dhe zhvillimit të internetit dhe tani sistemet mund të ndodhin brenda disa viteve, fushat e teknologjisë dhe pastaj çështjet e operacioneve të trurit kanë krijuar një relacion që dikur ka qenë i paimagjinueshëm. Çdo kush mund të shpik produkte dhe me shërby shpejtë dhe lirë. Për shkak të energjisë ne kemi zhvillime dramatike që na ndikon gjithë neve në çdo shtet si një sistem energjik i fibrave, konvertimi i energjisë paraqet një sfidë të madhe të ekonomisë dhe këto ndryshime të mëdha. Shumë çështje varen në qëndrueshmërinë e standardeve”, ka thënë Chlad, duke shtuar se standardet gjithmonë kanë mundësuar me rrit zhvillimin e teknologjisë. “Standardet kanë qenë vendimtare duke mbështet prodhimin dhe masën që luajnë rol kritik në këtë kohë moderne dhe kanë siguruar kontabilitet dhe përputhshmëri ku kanë mundësuar që teknologjia të jetë e përputhur dhe e përbashkët me këto procese që janë gurthemel edhe në tregun evropian”, ka thënë Chlad.
Hafiz Gara, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare të Standardizimit, ka deklaruar se çdo vit shënojnë këtë ditë për të promovuar arritjet. “Kjo ditë manifestohet nga AKS që 10 vite dhe kemi rritje të pjesëmarrësve dhe rezultate më të mëdha në punën tonë, në një përvjetor paraprak pati edhe më shumë. Standardizimi është gjuhë e përbashkët e njerëzve për një progres të qytetërimit global. Gara tha se standardizimi krijon mrekullira falë implementimit të standardeve. Uroj që standardet e Kosovës të jenë sa ma të pranishme në bizneset kosovare, që produktet tona të jenë sa me cilësore, dhe prodhuesi kosovarë të jetë sa me prezent ne treg”, është shprehur Gara.