Shala dhe Kusari-Lila përfaqësojnë Kosovën në Parlamentin Evropian

18 maj 2022 | 12:40

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nga Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti po marrin pjesë në takimin e Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë në Bruksel

Plenumi Parlamentar i Komunitetit të Energjisë, ka filluar punimet më 17 maj në Parlamentin Evropian lidhur me sigurinë e furnizimit me energji.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën në sektorin e energjisë, në kontekst të vazhdimit të luftës në Ukrainë.

Një dialog i zgjeruar ndërmjet ligjvënësve të Parlamentit Evropian dhe parlamenteve anëtare të Komunitetit të Energjisë është i domosdoshëm që të garantohet siguria e furnizimit dhe mbrojtja e evropianëve nga vështirësitë e mundshme të furnizimit me energji, u tha në diskutimet e folësve.

Në këtë takim është diskutuar edhe për marrëveshjen e gjelbër të Evropës.

Nga delegacioni i Kuvendit të Kosovës u potencuan sfidat në sektorin e energjisë, projektet për investime në burime të ripërtërishme, si dhe çështje tjera të sektorit të energjisë.

Ndërsa sot do të mbahet takimi tjetër, në të cilin do të diskutohet për mekanizmin e rregullimit të kufirit të karbonit.

Kuvendin e Republikës Kosovës po e përfaqësojnë kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Ferat Shala, dhe Mimoza Kusari -Lila, anëtare e këtij komisioni, njëkohësisht dhe anëtarë të Plenumit Parlamentar të Komunitetit të Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Milazim Krasniqi Dënimi i Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt,…