Shala: Do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve
Endrit Shala nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se ndjehet i nderuar me nominimin e tij si kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD.
Ai ka thënë se një gjë e tillë është përgjegjësi e madhe dhe se do të angazhohet me ndershmëri dhe përgjegjësinë më të lartë ta kryejë punën si deputet, pas zgjedhjeve të 6 tetorit.
“Përpos që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.
Shkrimi i plotë i tij:
Të nderuar miq, qytetarë të Republikës së Kosovës,
Jam i nderuar për besimin që kam marr nga kryetari i NISMA-së z. Fatmir Limaj dhe nga organet tjera të partisë, për të garuar për deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Besimi i dhënë për ta përfaqësuar NISMA-në në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 përpos që është nder dhe respekt për mua, në të njëjtën kohë është edhe përgjegjësi e madhe.
Ashtu siç kam punuar me ndershmëri dhe përgjegjësinë më të lartë gjatë gjithë jetës sime por edhe në postin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, të njëjtën do ta bëjë edhe si deputetet.
Përpos që do t’i mbrojë interesat e qytetarëve, ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit tonë, do të jem zë i fuqishëm në Kuvend për mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe forcimin e shtetit të Kosovës.
Unë do të vazhdoj të jem zë i prodhuesve, përpunuesve, punëtorëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kosova, nuk ka rrugë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Andaj, besimin që do t’ia jepni Koalicionit NISMA-AKR-PD dhe mua si deputet, më 6 tetor, Ju, qytetarë të nderuar të vendit tim, do t’ua kthejë me punë, përkushtim e përfaqësim dinjitoz dhe me forcimin e shtetit.
E.SH
#Bashkëpërshtetin
#NISMA
#EndritShala8