Shala: Dorëheqjet, pjesë e fushatës për ta dëmtuar Nismën

30 gusht 2019 | 12:34

Sekretari për marrëdhënie me publikun në Nismën Socialdemokrate, Endrit Shala, ka thënë se ata që dorëhiqen nga kjo parti e bëjnë këtë me qëllim të dëmtimit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit.

Shala ka deklaruar se kot e kanë ata që tentojnë ta dëmtojnë këtë parti. Sipas tij, Nisma do të dalë shumë më e fortë në këto zgjedhje.

“Kur edhe ata që janë tërhequr nga çdo angazhim dhe aktivitet qysh para një viti nga NISMA Socialdemokrate, ‘dorëhiqen’ sot, pikërisht në kohë të fushatës për zgjedhjet parlamentare 2019, dëshmojnë se janë bërë pjesë e fushatës me qëllim dëmtimin e NISMA-së. Vërtetë është për të ardhur keq se në çfarë gjendje kanë ardhur! Nuk thotë kot fjala e urtë popullore ‘mos e vet se të kallxon vet’. Kam një mesazh për ‘spin-doktorët’ e dorëheqjeve të orkestruara, kot e keni, boshti politik i ndërtuar nga NISMA Socialdemokrate së bashku me partnerët e koalicionit nga këto zgjedhje do te dalë shumë më e fortë se që ka qenë deri më sot! #NISMA Socialdemokrate10+”, ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa…