Shala: Drenica kujtoi dhe falënderoi dëshmorët e UÇK-së dhe martirët
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë në aktivitetet përkujtimore në nderim të të rënëve në Drenas dhe Skenderaj.
Me këtë rast, ai ka thënë se “Drenica sot kujtoj dhe falënderoj të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe gjithë martirët”.
“Ditën e homazheve të përkujtimit dhe respektit e filluam pranë bustit të Komandantit Ilaz Kodra në Prekaz. Emocion i veçantë duke u përulur pranë nënës Naile, nënë e Heroit Ilaz Kodra. Ndamë dhimbjen bashkë me banorët fshatrave Prekaz, Morinë, Verbovc, Tërstenik, Shtuticë dhe Gllobar. Me qindra të rënë në këtë ditë. Drenica sot kujtoj dhe falënderoj të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe gjithë martirët! Lavdi gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.