Shala: Driton Gashi e Flamur Sefaj “kurban” të dikujt

02 prill 2018 | 21:50

Deputeti i Nismës njëherësh edhe anëtari i Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala ka folur rreth shkarkimit të drejtorit të AKI-së, Driton Gashi dhe ministrit të MPB-së, Flamur Sefaj.

Shala ka thënë se nuk beson që Gashi ka punuar krye në vete për arrestimin e gjashtë shtetasve turq që ndodhi javën që lamë pas.

“Nuk besoj që Driton Gashi ka punuar krye në vete. Ai edhe ministri Sefaj janë kurban të dikujt e kjo do të shihet në ditët në vijim”, ka thënë Shala në “Dossier D” në “RTV Dukagjini” .

Shala ka shprehur besimin që në seancën e jashtëzakonshme që pritet të mbahet lidhur me arrestimin e gjashtë shtetasve turq, do të krijohet një pasqyrë më e qartë për këtë rast.

“Besoj që brenda seancës do të krijohet një komision hetimor për këtë rast dhe do të zbulohet se ku janë shkëputur hallkat e sigurisë në këtë detyrë”, u shpreh Shala, duke shtuar se AKI-ja nuk jep urdhër për arrestimin e askujt, sepse ligji nuk ja lejon.

Deputeti Shala tutje ka treguar se aprovimin për shkarkimin e Gashit nga pozita e drejtorit të AKI-së e bënë Presidenti Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet arsimore “Gulistan” që veprojnë në Kosovë kanë lëshuar një…