Shala: E kam me analistët dhe Panuccin
Herolind Shala ka reaguar pas lajmit që bëri bujë, ku ai thoshte se ata i kanë nënçmuar, por e dhanë në fushë përgjigjen.
Shala sqaron se këto fjalë janë për disa analistë dhe nuk ka të bëjë me tifozët apo ndokënd nga FSHF-ja. Gjithashtu Shala e quan veten shqiptar të Kosovës dhe thotë se ata do mundohen t’i prezantojnë sa më mirë të gjithë bashkëatdhetarët kudo që janë.
Reagimi i plotë i Shalës
Përshëndetje të dashur miq. Dua të sqarohem për një shkrim timin pas ndeshjes së djeshme vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala na nënçmuat ka qenë vetëm për disa gazetarë e analistë, por edhe për trajnerin italian që na kanë nënçmuar para ndeshjes dhe jo për tifozët ose ndokënd në FSHF.
Si Përfaqësuese e re nuk meritojmë nënçmim, së paku meritojmë përkrahje për tu rritur pasi edhe ne si futbollistë që luajmë për Kosovën mundohemi t’i prezantojmë sa më mirë shqiptarët kudo që janë.
Mbi të gjitha ne jemi të gjithë shqiptarë, ne jemi të një kombi por kemi dy ekipe futbolli. Faleminderit që me keni dërguar qindra mesazhe duke më ofenduar, nuk ua kthej në të njëjtën mënyrë asnjëherë.
Mbi të gjitha un jam shqiptar i Kosovës dhe statusi im nuk ka qenë për të përçarë dy tifozëritë por tregova arsyeje për se.
Të gjithë që jeni ndier të ofenduar ose jeni prekur nga ai shkrim i imi ju kërkoj falje edhe pse qëllimi nuk ka qenë për ta lënduar askënd.
Faleminderit për mirëkuptim shqiptarë kudo që jeni. Forca Shqipëria & Forca Kosova