
Shala e pyet kryeministrin: Kush po e drejton shtetin?
30 mars 2018
| 11:44
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka kritikuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj për rastin e deportimit të zyrtarëve të kolegjit “Mehmet Akif”.
Shala gjatë adresimit para deputetëve të Kuvendit, ka pyetur kryeministrin Haradinaj se kush është duke e drejtuar shtetin, pasi ky i fundit ka deklaruar se nuk kanë qenë të informuar për arrestimet gjashtë zyrtarëve turq.