Shala e quan lojë taktike refuzimin e Kurtit për takim me Vuçiqin: Kryeministri veçse ka filluar bisedimet

29 prill 2021 | 14:05

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se për “non-paper”-in, ku flitet për marrëveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi, duhet të pyetet Qeveria e Kurti.

Sipas deputeti Shala, kryeministri i vendit duhet të ketë njohur rreth këtyre letrave, që siç thotë ai tashmë ka filluar bisedimet me palën serbe.

“Këto duhet ta pyetni qeverinë Kurti sepse ai është shumë më i informuar dhe ka filluar bisedimet”, ka thënë Shala.

Përderisa kryeministri i vendit, Albin Kurti gjatë ditës së mërkurës ka thënë se nuk do të marrë pjesë në takimin me Serbinë më 11 maj i cili është paralajmëruar nga përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrelli.

Ai ka shtuar se nuk mund të marrë pjesë në një takim në të cilin nuk e ka konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen.

Ndërsa, sipas deputetit të PDK-së anulimi i takimit me presidentin serb është lojë taktike.

“Është lojë taktike, është çështje e taktikave të tij, por ai më ka filluar bisedimet dhe kjo është shumë publike dhe shumë e njohur dhe ai duhet të ketë informacion për këto letra”, ka thënë Shala.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe ish-zëvendësministrja e…