Shala e Tahiri i gëzohen kandidaturës së Osmanit për kryeministre
26 gusht 2019
| 18:03
Nominimit të Vjosa Osmanit për kryeministre nga radhët e LDK-së, i është gëzuar Kujtim Shala dhe Xhafer Tahiri.
Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka postuar dy fotografi në llogarinë e vet në “Facebook”, ku shihet bashkë me Osmanin dhe Shalën. Në këto fotografi, ai ka shkruar: “Me Vjosën kryeministre”.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka vendosur që ta nominojë Vjosa Osmanin për kryeministre.