Shala e Vojvoda: Në Athinë udhëtojmë me energji pozitive

13 nëntor 2021 | 17:37

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e ka zhvilluar stërvitjen e fundit në stadiumin “Fadil Vokrri” para nisjes për në Athinë.

Stërvitja e sotme ka qenë mjaft intensive, ku të pranishëm ishin të gjithë futbollistët, me përjashtim të portierit Visar Bekaj, i cili pushoi për shkak të një shqetësimi të lehtë në shpinë. Përkushtimi i futbollistëve ishte maksimal, derisa tashmë është rikthyer edhe energjia pozitive, pas zhgënjimit të përjetuar me humbjen e miqësores ndaj Jordanisë.

Përveç ushtrimeve të zakonshme fizike dhe lojës në gjysmëfushë, përzgjedhësi Gliha ka punuar edhe në aspektin tekniko-taktik. Ndërkohë, Herolind Shala dhe Mërgim Vojvoda pas stërvitjes së sotme kanë thënë se zhgënjimi i humbjes është lënë pas shpine dhe tashmë janë të përqendruar për të dhënë maksimumin për paraqitje sa më të mirë në Athinë dhe për përmbyllje të këtij cikli kualifikues me rezultat pozitiv, gjë e cila do të ndikonte në moralin e ekipit për ndeshjet e edicionit të ri në Ligën e Kombeve, që nisin në mars të vitit të ardhshëm.

Dardanët nisen nesër në mëngjes drejt kryeqytetit grek, ku pasdite do ta zhvillojnë stërvitjen në stadiumin olimpik “Spyros Louis”, në të cilin të dielën do të përballen me Greqinë, në ndeshjen e përmbyllëse të ciklit kualifikues për Botërorin “Katari 2022”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Candice Swanepoel ka treguar trupin e saj seksi derisa ka…