Shala: Fadil Xhekaj ishte model i ushtarit të UÇK-së

31 maj 2024 | 17:32

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të bashkëluftëtarit Fadil Xhekaj.

Duke ngushëlluar familjen Xhekaj, Shala ka thënë se Fadili ka qenë model i ushtarit të UÇK-së.

“Jo e lehtë ndarja nga bashkëluftëtarët. Në ngushëllime familjare, me bashkëluftëtarë, miq e familjarë në lamtumirën e fundit, në përuljen e dinjitetshme para fotografisë së bashkëluftëtarit Fadil Xhekaj. Ai ishte modest, fjalë pak, i kujdesshëm dhe shumë miqësor me gjithë ne, por ishte luftëtarë, e i pa trembur përballë armikut në çdo betejë. Ai ishte model i burrit dhe ushtarit të UÇK-së. Faleminderit Fadil, i pa harruar do të mbetesh brez pas brezi. Lavdi jetës e luftës tuaj!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka diskutuar të premten…