Shala flet për ikjen e lojtarëve nga Kosova: Agjentët bëjnë pazare

31 mars 2025 | 12:00

Kombëtarja e Kosovës në futboll arriti një sukses historik.

“Dardanët” u kualifikuan në Ligën B të Nations League, pas fitoreve ndaj Islandës 2:1 në Prishtinë përkatësisht 1:3, në Murcia të Spanjës.

Për shumë tema, ka folur menaxheri i “verdhekaltërve”, Bajram Shala.

Shala në një intervistë për KosovaPress, edhe për largimin e futbollistëve nga kombëtarja.

Ai theksoi se lojtarët që nuk e zgjedhin Kosovën, e bëjnë për arsye personale.

“Vendimet individuale të futbollistëve, të keni të qartë, merren në bazë të interesave personale të cilit do çoftë futbollist. Asnjë futbollisti asnjëherë nuk i është mbyllur dera e prezantimin të Kosovës, as edhe njërit, të gjithëve iu është ofruar kjo mundësi, por pastaj futbollistë të ndryshëm kanë bërë zgjedhje të ndryshme për arsye dhe interesa të ndryshme puro personale dhe kjo është diçka që nuk diskutohet në asnjë formë”, theksoi Shala.

Sipas tij, janë agjentët e lojtarëve që në shumë raste bëjnë pazare me lojtarët dhe kjo “është arsyeja pse Federata e Futbollit nuk dëshiron të kontaktojë me ta”.

“Agjentët, në shumicën e rasteve, janë njerëz që bëjnë pazare dhe kjo është arsyeja pse ne tentojmë që në çdo formë t’i evitojmë kontaktet me ta, përveç rasteve kur janë të paevitueshme. Kontaktet direkte duhet të jenë me futbollistët, normalisht që ne flasim me secilin futbollist sapo të marrin informacion që ai është duke e menduar ndryshimin e ekipit kombëtar, tentojmë të kuptojmë cili është shqetësimi i tij, pse ai futbollist ka ardhur në një pozicion për ta menduar ndryshimin e ekipit kombëtar, ia sqarojmë rolin e tij brenda ekipit kombëtar të Kosovës dhe më pas mbetet në dorën e futbollistit, mirëpo ne nuk e kemi luajtur asnjëherë lojën e pistë për t’i premtuar dikujt minuta apo ftesa apo synime që shkojnë përtej kapacitetit të tij”, thotë Shala.

Menaxheri ka folur edhe për rastin e Etnik Brrutit, i cili iu bashkangjit Shqipërisë.

Ai thotë se porsa kanë mësuar se Brruti mund të largohet e kanë kontaktuar.

“Me Etnik Brrutin, meqë është rast konkret dhe më i fundit, më të kuptuar se është duke menduar ndryshimin e ekipit kombëtar kemi kontaktuar me të edhe pse nuk ka shumë kohë më parë që ai ka qenë pjesë e kampit me futbollistët premtues, ka pasur takim dhe diskutim me selektorin Foda, ka pasur shiritin e kapitenit te ekipi U21 por prapë e kemi ri-siguruar që është pjesë e rëndësishme e projektit tonë. Nuk besoj që ka mbetur ndonjë mundësi që ne nuk e kemi shterur për t’ua bërë me dije të gjithëve që ekipi kombëtar është derë e hapur për ta dhe ka interes të qartë për ta”, thekson Shala.

Shala gjithashtu thotë se drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës deri në këtë pikë të ndeshjeve që i ka zhvilluar kombëtarja, janë shumë të kënaqur me punën e trajnerit Franco Foda “sepse kalimi në Ligën B, por edhe rezultatet e ndeshjeve të tjera – 6 fitore një barazim në 7 ndeshjet e fundit – janë ato që dëshmojnë më së miri punën e tij”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën, Donald Trump kërcënoi me “tarifa dytësore” ndaj Rusisë…