Shala: Harmonia brenda Degës së PDK-së në Gjilan, garancë e sukseseve

14 maj 2023 | 17:01

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, së bashku më bashkëpunëtorë, kanë takuar qytetarët e Gjilanit.

Me këtë rast, Shala ka thënë se harmonia e strukturave të PDK-së në Gjilan garanton sukseset e kësaj partie në këtë komunë.

“Takimet e radhës i zhvilluam në qytetin e Gjilanit, me strukturat e PDK-së të lagjes Dardania dhe fshatit Miresh. Fryma pozitive, harmonia brenda strukturave të degës dhe gatishmëria për ndryshim, janë garancë e suksesit në të ardhmen”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendrat e votimit në gjithë Turqinë janë mbyllur pas votimit…