Shala i falënderon kolegët: Në pamundësi për të qenë vet, po e vazhdojnë agjendën zgjedhore edhe në emrin tim

09 shkurt 2021 | 10:59

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Ferat Shala, është zgjuar duke falënderuar kolegët e partisë, të cilët po i bartin simbolet e tij në fushatën zgjedhore, ani pse Shala nuk po arrin të jetë i pranishëm në të gjitha tubimet.

“Kur po e shoh se si z. Ramiz Lladrovci i bartë simbolet e mia kudo nëpër aktivitetet elektorale, unë marrë fuqi për t’i përballuar edhe më me kurajë shqetësimet shëndetësore që i kam këtyre ditëve”,  ka shkruar Shala në llogarinë e vet në “Facebook”.

 Postimi i plotë i Shalës:

Këtë mëngjes dua t’u dërgojë të fala dhe falënderime të përzemërta gjithë kolegëve nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, me theks të veçantë kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të Degës, z. Sejdi Hoxha, të cilët, në pamundësi për të qenë vet, po e vazhdojnë agjendën zgjedhore edhe në emrin tim.

Kur po e shoh se si z. Ramiz Lladrovci i bartë simbolet e mia kudo nëpër aktivitetet elektorale, unë marrë fuqi për t’i përballuar edhe më me kurajë shqetësimet shëndetësore që i kam këtyre ditëve.

Falënderimet e mia këtë mëngjes shkojnë edhe për të gjithë kolegët tjerë kandidatë për deputetë: për z. Sejdi Hoxha (nr.35), për z. Ardian Kastrati (nr.32), për z. Petrit Hajdari (nr.70), për znj. Shqipe Zogu (nr.60), për znj. Hyrije Xhemajli (nr.54), për znj. Besa Çeku – Buçinca (nr.48), për z. Fatmir Dugolli (nr.89), për z. Arben Dautaj (nr.79), si dhe për të gjithë aktivistët e palodhur të partisë tonë në Drenas.

Vetëm një parti si PDK-ja, e cila është trashëgimtarja më e denjë e vlerave të demokracisë autentike si dhe e vlerave më sublime njerëzore e kombëtare të popullit tonë, di të jetë kaq e bashkuar dhe shëmbëlltyrë e solidaritetit edhe në ditët si këto.

Nga këtu, unë Ferat Shala, ju dërgojë përqafime vëllazërore!

Ju paça përgjithmonë!

May be an image of 1 person and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ajrore amerikane për herë të parë kanë dërguar në…