Shala: I gatshëm të marrë përgjegjësi për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë (Video)
Kandidati i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë.
Shala, i cili është doktor i shkencave teknike, gjatë udhëheqjes katërvjeçare të “Trepçës”, kishte nxjerrë këtë ndërmarrje nga borxhet në të cilat ishte zhytur, duke pranuar edhe punëtorë të ri në punë dhe duke i kthyer dinjitetin e dikurshëm.
“Sektorin minerar e presin shumë sfida. Jam i gatshëm që të marrë përgjegjësi për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë”, ka thënë Shala në një video-mesazh në llogarinë e tij në “Facebook”, në të cilën paraqitet aktivitetet e tij në krye të Trepçës, e cila para ardhjes së tij, ishte zhytur në telashe financiare dhe kishte statusin e pazgjidhur.
https://www.facebook.com/FeratShalaOfficial/videos/452244792055801/