Shala i LDK-së: Marrëveshja për targat është shumë problematike

04 tetor 2021 | 12:25

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka para deputetëve në Kuvend për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Shala ka thënë se kjo marrëveshje duhet të shtrohet në rrafshin e përfaqësimit të Kosovës.

“Kjo marrëveshje duhet të shtrohet në rrafshin e përfaqësimit të Kosovës, në procesin e dialogut në këtë kohë, në muajt e fundit. Sepse kryeministri dhe qeveria pretendojnë se për herë të parë në këtë proces pas një dekade Kosovën e kanë kthyer në një palë të barabartë. I bie që deri këtu Kosova nuk paska qenë palë e barabartë”, është shprehur Shala.

Më tutje, Shala ka thënë se marrëveshja për targat është problematike për Kosovën.

“Kjo marrëveshje për mendimin tim, unë mund ta kem gabim, por është shumë problematike dhe nuk ia dimë pasojat deri në fund. Dëshiroj të mos kem të drejtë z. zëvendëskryeministër, por problemin më të madh e kam për përfaqësimin dhe pretendimin që keni ju për përfaqësimin”, është shprehur Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hedhur poshtë pretendimet se…