Shala, i lumtur që Frutex – Golden Eagle ka nisur për në Amerikë kontigjentin e parë me pije
Kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Endrit Shala, ka bërë me dije se gjatë mandatit të tij si ministër Tregtisë dhe Industrisë, fokus kryesor ka pasur mbështetjen dhe rritjen e eksportit për prodhimet vendore.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se është shumë i lumtur që sot ka marrë lajmin që rrjeti i produkteve vendore Frutex – Golden Eagle ka nisur për në Amerikë kontigjentin e parë me pije.
Postimi i plotë i tij:
Gjatë mandatit tim si ministër i Tregtisë dhe Industrisë fokus kryesor kam pasur mbështetjen dhe rritjen e eksportit për prodhimet vendore.
Jam shumë i lumtur që sot mora lajmin që rrjeti i produkteve vendore Frutex –Golden Eagle ka nisur për në Amerikë kontigjentin e parë me pije.
Ky sukses është rezultat i subvencionimit që ne si MTI kemi dhënë, dhe pjesmarrjen në panairin FANCY FOOD SHOW në NEW YORK.
Unë do ta vazhdoj gjithmonë mbështetjen për prodhuesin vendor. Bashkë mundemi.
E.Sh
#BashkëpërSh8in
#MeFatmirLimajnkryeministër
#EndritShala8
#Nisma122