Shala i NISMA-s: Mbetemi të përkushtuar për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë

24 dhjetor 2024 | 22:22

Kandidati i Nisma’s për deputet, Endrit Shala ka njoftuar se sonte me kryetarin e kësaj partie, Fatmir Limaj dhe kandidatin për deputet, Vesel Krasniqi kanë takuar qytetarët e lagjes “Hani i Dilit” në Prishtinë.

Ai tha se në këtë takim kanë diskutuar për sfidat dhe mundësitë për Kosovën.

“Diskutuam për sfidat dhe mundësitë për Kosovën tonë, e cila është një vend me potencial të jashtëzakonshëm që kërkon veprime konkrete për zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë. Prishtina, si zemra e Kosovës, mbetet pikënisja e çdo ndryshimi pozitiv.

Frymëzuar nga bashkëbisedimi i sotëm, mbetemi të përkushtuar për të sjellë zgjidhje reale dhe për të ndërtuar një Kosovë më të fuqishme dhe më të drejtë”, shkroi Shala në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar ka shpërndarë fjalët e Kryetarit…