Shala i PDK-së: Albini e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, e cila është më shumë sesa vetë ‘Zajednica’ e tij
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth dialogut dhe takimin e nesërm të kryeministrit Albin Kurti me zyrtarët evropianë në Bruksel, atje ku do të jetë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Shala ka thënë se pushteti është luhatur në raport me premtimet që i kishte dhënë për dialogun dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Shala ka thënë se Kurti e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas tij është më shumë se vet “Zajednica e Albinit”
“Çka po ndodhë me dialogun? Në shumë mediume të hapura, dhe prononcime të zyrtarëve të lartë të shtetit, kemi një luhatje të madhe në mes asaj çka është premtuar, çka është folur, dhe asaj çfarë po ndodh sot në skenën politike të Kosovës. ‘Kosova e pranon planin e ri’ bashkë me draftin për asociacion si bazë për diskutime” (Koha Ditore). Kurrë Albini nuk e pranon! Po mendoni që Albini është tradhtar? Po mendoni që Albini është i korruptuar? Po mendoni që Albini është i shantazhuar? Albini nuk bie nën presion, bile shumë ka dëshirë me ditë çka është presioni, siç thoshte vet dikur. Por megjithatë, Albini ka pranuar marrëveshjen e Ohrit, e cila është më shumë sesa vet Zajednica e Albinit”, ka shkruar Shala në “Facebook”.