Shala i PDK-së: Bashkë për një Kosovë më të mirë
27 janar 2025
| 11:11
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka plan konkret për ta qeverisur vendin.
Shala në një takim me banorët e Çikatovës së Vjetër të Drenasit, ka thënë janë zotuar për një Kosovë të zhvilluar me PDK-në në krye të shtetit.
“Në lagjen Xhema në Çikatovën e Vjetër, përkrahja dhe entuziazmi nuk munguan. Në prani të qytetarëve, u zotuam për një Kosovë më të zhvilluar, përmes një qeverisjeje të udhëhequr nga Bedri Hamza, i cili garon me një plan konkret, realist dhe të zbatueshëm. Bashkë për një Kosovë më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar Shala në “Facebook”.