Shala i PDK-së: Do të angazhohem që mësimdhënësit të kenë trajtim dinjitoz (video)
31 janar 2025
| 12:22
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me numrin 16, Ferat Shala, ka prezantuar zotimet e kësaj partie për arsimin.
Ai ka thënë se si deputet dhe profesor do të angazhohet për arsimin që të lidhet me tregun e punës.
Po ashtu ai ka thënë se do të angazhohet edhe për trajtimin e mësimdhënësve në mënyrë dinjitoze.
“Këto janë zotimet tona për arsimin. Si deputet, por edhe si profesor, do të angazhohem që arsimi të lidhet me tregun e punës dhe që mësimdhënësit të kenë trajtim dinjitoz”, ka shkruar Shala në “Facebook”.