
Shala i PDK-së flet për kohën e ilegalitetit dhe përgatitjet për luftën çlirimtare (video)
19 dhjetor 2024
| 18:47
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-eprori i lartë i UÇK-së, Ferat Shala, nëpërmjet një videoje ka rrefyer për jetën e tij në ilegalitet dhe për përgatitjet për luftën e UÇK-së.
Shala, i cili është kandidat për deputet nga PDK-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit me numrin 16, ka vlerësuar se vitet e ilegalitetit kanë qenë të vështira, por shkollë për t’u përgatitur për luftën çlirimtare.
“Vitet e ilegalitetit kanë qenë të vështira, por kanë qenë shkollë për t’u përgatitur për luftën për liri”, ka shkruar Shala në “Facebook”.