Shala i PDK-së: Gjendja prodhuese në ndërmarrjen ‘Trepça’ është duke u rënduar

30 nëntor 2023 | 11:03

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se gjendja prodhuese në ndërmarrjen “Trepça” është duke u rënduar.

Duke analizuar planin e prodhimit, Shala ka thënë se ndërmarrja “Trepça”  është duke hasur në probleme të mëdha. Në këtë kontekst, Shala ka akuzuar Ministrinë e Ekonomisë për manipulim me shifra në raport me prodhimin në këtë ndërmarrje.

“Gjendja e prodhuese e ndërmarrjes ‘Trepça Sh.A’ çdo ditë e më tepër po rëndohet.  Nëse analizojmë planin e prodhimit me dinamikat e realizimit gjatë këtij viti, shohim se ndërmarrja ka probleme dhe vështirësi të mëdha në realizim. Në vitin 2023, prodhimi i koncentrateve për një periudhë prej 11 muajsh kalendarik ka arritur në 43.03 për qind, ndërsa në vlera vjetore është 38.64 për qind. Shifrat konkrete tregojnë se janë shitur 7,380,930 tonë, duke qenë më pak se objektivi i paracaktuar i biznesit prej 9,772,340 tonë. Përveç volumit të prodhuar më pak, një shqetësim i shtuar është ulja në cilësinë e koncentrateve. Për shembull, në rastin e koncentratit të plumbit në Stanterg, përqindja e plumbit është zvogëluar nga mesatarja e zakonshme e 70 për qind në 57 për qind. Për argjendin, vlera është ulur nga 1,100 në 850 g/tonë. Situata është e ngjashme edhe për koncentratin e zinkut dhe atë të Kishnicës, ku nuk ka pasuar rritje në të ardhurat, ndërkohë që shpenzimet janë shtuar. Në anën tjetër, humbjet në procesin e flotimit  janë të mëdha (rrjedhja e metalit në steril). Fatkeqësisht, Ministria e Ekonomisë mbante konferenca shtypi, duke manipuluar me shifra të prodhimit e të rentabilitetit të ndërmarrjes ‘Trepça’”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

No description available.

No description available.

No description available.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia në fuqi e Gjermanisë, Bayern Munchen nuk është e…