Shala i PDK-së: KEK-u është duke punuar pa licencë

24 tetor 2024 | 13:11

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti është duke u orvatur që mos t’i dalin në publik skandalet në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).

Ai në debatin për “skandalet” në KEK, ka thënë se qeveria ka dashur ta heshtë avarinë e para disa ditëve në KEK.

Shala ka thënë se KEK-u ka pasur urdhër politik që mos ta mbajnë fshehtë zjarrin në këtë ndërmarrje, i cili ka ndodhur para disa ditësh.

“Është bërë dhe po bëhet presion i madh te punëtorët se pse deputeti është i informuar, por as Qeveria, as KEK-u nuk e kanë raportuar ende se sa është dëmi material nga kjo plasje. Sa ishte dëmi financiar nga ndërprerja e Bllokut A4 rreth pesë ditë?”, ishte pyetja e Shalës.

Më tutje, Shala ka thënë se punëtorëve është duke u bërë presion punëtorëve se si është informuar për avarinë në KEK.

Shala ka thënë se KEK-u është duke funksionuar pa licencë.

“Situata atje është shumë e rendë”, ka thënë Shala.

 

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca po merr pjesë…