Shala i PDK-së: Kosovës i duhet një qeveri që mban fjalën (video)
27 janar 2025
| 14:00
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti ka dështuar që t’i përmbush zotimet e veta.
Ai ka thënë se Kosovës i duhet një qeveri e cila e mban fjalën.
“Kjo qeveri nuk i ka përmbushur premtimet e veta. Kosovës i duhet një qeveri që mban fjalën. Kosova meriton më mirë!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Ferat Shala në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 16.