Shala i PDK-së: Më 9 shkurt së bashku nisim kapitullin për një Kosovë më të mirë! (video)

07 shkurt 2025 | 12:04

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe besimin që ia kanë dhënë gjatë fushatës elektorale.

Shala në video-mesazhin e tij, ka thënë se më 9 shkurt do të nis kapitulli për një Kosovë më të mirë!

Në këtë kontekst, Shala ka ftuar qytetarët e Kosovës që ta votojnë PDK-së dhe atë për deputet.

“Këto ditë kam takuar shumë qytetarë anembanë Kosovës dhe i falënderoj secilin për pritjen dhe besimin. Kjo e diel është vendimtare për të ardhmen e vendit. Duhet të bëjmë zgjidhjen e duhur për një ekonomi të fortë, arsim cilësor, shëndetësi më të mirë e rritje të pagave dhe pensioneve. Qeveria e udhëhequr nga Bedri Hamza është zgjidhja e duhur për këtë. Si kandidat për deputet do të angazhohem për një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ju ftoj të votoni për PDK-në me numrin 131 dhe për mua me numrin 16. Për një Kosovë ma mirë”, ka thënë Shala në video-mesazhin drejtuar qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen pesë vjet nga vdekja e këngëtares Nexhmie Pagarusha,…