Shala i PDK-së: Me Hamzën kryeministër parashihen lehtësira tatimore për bizneset (video)
Kandidiati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka vizituar njërën prej bizneseve më të mëdha të modës në vendin tonë.
Duke vlerësuar punën e kompanisë “Tabja”, Shala, ka thënë se me Bedri Hamzën kryeministër, bizneset do të kenë vëmendjen e qeverisë.
Në këtë kontekst, Shala ka thënë se me Hamzën në krye të qeverisë do të ketë lehtësira për bizneset.
“I nisur shumë vjet më parë në Drenas, në pak metra katror, Tabja sot është një biznes krenarie për vendin. Bashkë me Salën vizituam tashmë qendrën e madhe të modës. Mbetëm të impresionuar nga puna e jashtëzakonshme që bëhet aty, kushtet për punëtorët dhe rezultatet mahnitëse në eksport. Falë suksesit të këtij biznesi, të angazhimit të pashoq të pronarit Remzi Krasniqi dhe familjes, shumë gra janë punësuar aty, duke siguruar mirëqenie për to dhe familjet e tyre, por edhe duke ndjerë një pavarësi financiare. Sukseset e biznesit në Kosovë do të shtohen nën udhëheqjen e Bedri Hamzës, që parasheh lehtësira tatimore për bizneset, grante mbështetëse dhe një vëmendje për punëtorët e sektorit privat në kushtet e punës dhe të ardhurave personale. Puna është formula e vetme e suksesit dhe bashkë mund ta bëjmë një Kosovë më të mirë”, ka shkruar Shala në “Facebook”, duke publikuar edhe një video nga kjo vizitë.
Ferat Shala në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 16.