Shala i PDK-së: Moszgjedhja e guvernatorit të BQK-së e komplikon edhe bordin e Trustit
“Moszgjedhja e guvernatorit me automatizëm e komplikon edhe zgjedhjen e bordit të Trustit pensional të Kosovës”.
Kështu është shprehur deputeti i PDK-së dhe kryetari i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere, Ferat Shala.
Ai ka thënë se sipas procedurave, guvernatori është kryesues i panelit për zgjedhjen e anëtarëve të bordeve të Trustit.
“Ne me moszgjedhje të guvernatorit po e lëjmë në mëshirë të nuk e di kujt edhe zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Trustit. Ta shohim me ligj si ka mundësi një ushtrues detyre i guvernatorit, si ka mundësi që në panele të jetë anëtar i Trustit”, ka thënë Shala.
Ai ka thënë se për zgjedhjen e anëtarëve të bordit të Trustit duhet të jetë personi me kredibilitet i zgjedhur, i plotëfuqishëm ligjor, që sipas tij nuk mundet ushtruesi i detyrës së udhëheqësit të panelit në fjalë.
“Ne nga sot nuk kemi një anëtar për zgjedhjen e bordit të Trustit”, ka thënë Shala.
Për zgjedhjen e anëtarëve te Trustit panelistë janë ministri i Financave, auditori gjeneral dhe guvernatori.