Shala i PDK-së në Kishnarekë të Drenasit: Do ta ndërtojmë një Kosovë të fortë dhe më të mirë

13 janar 2025 | 11:00

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka takuar banorët e fshatit Kishnarekë të Drenasit, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shala u ka thënë banorëve të këtij fshati se bashkërisht do ta ndërtojnë një Kosovë më të fortë

“Në lagjen e Sylës, në Kishnarekë, po vazhdojmë me vendosmëri rrugën tonë për një Kosovë më të mirë. Mbështetja dhe besimi i qytetarëve ndaj Partisë Demokratike të Kosovës tregojnë qartë se vizioni ynë për zhvillim, drejtësi dhe një të ardhme më të mirë është rruga e duhur. Së bashku, do të ndërtojmë një Kosovë të fortë, të drejtë dhe më të mirë. VOTO #PDK131 #FeratShala16”, ka shkruar “Shala në Facebook”.

Ferat Shala në listën e PDK-së për deputet garon me numrin 16.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Arben Gashi, ka renditur…