Shala i PDK-së: Nga ‘mëngjesi deri në darkë’ gjyqësori atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se iniciativat për formimin e komisioneve hetimore parlamentare, asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në drejtësi.
Ai ka thënë se nga “mëngjesi deri në darkë”, gjyqësori atakohet nga qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje.
“Ne në asnjë rast, pushtetet janë të ndarë, detyrat janë të ndara, ligji është i qartë as nuk kemi pas mundësi ta pengojmë, por ajo çka është e vërtetë është se mazhoranca nga mëngjesi e deri në mbrëmje, nga kryeministri e deri te deputeti i fundit, gjyqësorin e trajtojnë si të huaj si të kapur, si të pabesueshëm kur vjen puna të Komisioni Hetimor parlamentar për rezerva, sot prokuroria dhe gjyqësori ta kryejnë punën e vetë tani i besojnë për mos më hy në punën e mëtutjeshme pra ai i besojnë gjyqësorit apo nuk i besojnë në rastin konkret të rezervat shtetërore donim t’i besonin derisa nuk e funksionalizuan komisionin hetimor nuk kemi pasur mundësi ta pengojmë nuk ka pasur tendencë dhe nuk e lejon ligji me e pengu”, ka thënë Shala në diskutimin e organizuar Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) me rastin Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit.