Shala i PDK-së: Qeveria kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në KEK (video)
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se qeveria Kurti kishte kontraktuar një kompani që prodhonte dyer dhe dritare për remontin e bllokut A5 në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Ai ka thënë se një gjë e tillë dëshmon keqmenaxhimin e sektorit të energjisë nga ana e qeverisë.
“Për të kryer remontin në Bllokun A5 në KEK, Qeveria kontraktoi një kompani që prodhonte dyer e dritare. Ky është një shembull i keqmenaxhimit të sektorit të energjisë nga kjo qeveri, por edhe i keqpërdorimeve me kontratat njëburimore. Asokohe, unë pata reaguar në Kuvendin e Kosovës për këtë skandal. Kosova meriton më mirë edhe në sektorin e energjisë!”, ka shkruar Shala krahas videos së publikuar në “Facebook”.
Kujtojmë se Shala është kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Ai mban numrin 16 në listën e PDK-së.