Shala i PDK-së: Qeveria Kurti për katër vjet ndau mbi 650 milionë euro për sektorin e energjisë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka reaguar deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati në lidhje me pakon mbështetëse të qeverisë për qytetarët
Shala ka thënë se qeveria Kurti për sektorin e energjisë ka ndarë 650 milionë euro.
“Cila është e vërteta e deklaratave të ministrit të Financave rreth pakos mbështetëse për qytetarët? Demanti më i mirë dhe i matshëm është sektori i energjisë. Brenda mandatit katërvjeçar kjo qeveri ka ndarë mjete mbi 650 milionë euro mbështetje këtij sektori. Fatkeqësisht çmimet u rriten jashtë çdo niveli. Importet u rriten. Prodhimi vendor me shumë probleme. Qindra miliona euro tenderë njëburimor në KEK. Vetëm gjatë tre muajve të verës, në vend që të eksportojmë energji, ne u kthyem në importuesin më të madh në rajon. Nuk ka favor më të madh që mund t’i bëjmë mafisë energjetike, sesa kjo qasje politike që po ndjek kjo qeveri”, ka shkruar Shala në “Facebook”.