Shala i PDK-së: Tensionimi i situatës në veri të Kosovës ishte i dakorduar nga Kurti dhe Vuçiqi
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thenë se tensionimi i situatës në veri të vendit deri në shkallën e kërcënimit me luftë ishte dakordim i mirë përgatitur nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“Duke tensionuar situatën në veri të vendit, çdo marrëveshje sado e dëmshme të jetë, në ditët në vijim do të prezantohet si sukses i Qeverisë së Kosovës në shmangien e luftës dhe arritjen e një marrëveshje paqësore”, ka shkruar Shala në “Facebook”.
Postimi i plotë i Shalës:
Kur (ç) dakordohen Kurti e Vuçiqi!
Tensionimi i situatës në veri të vendit deri në shkallën e kërcënimit me luftë ishte dakordim i mirë përgatitur nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Duke tensionuar situatën në veri të vendit, çdo marrëveshje sado e dëmshme të jetë, në ditët në vijim do të prezantohet si sukses i Qeverisë së Kosovës në shmangien e luftës dhe arritjen e një marrëveshje paqësore.
Sot po i shohim rezultatet e para të gjithë këtij skenari.
Rezultatin final do ta shohim së shpejti!