Shala i PDK-së: Termocentrali Kosova B është në gjendje alarmante mjedisore (video)
30 gusht 2024
| 12:11
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka thënë se gjendja mjedisore në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) është alarmante.
Ai ka publikuar një video në “Facebook”, e cila pasqyron gjendjen në Termocentralin Kosova B.
Shala ka thënë se ndotja e mjedisit nga KEK-u është e dëshmueshme me legjislacionin vendor dhe ndërkombëtar.
“Sot në KEK, përkatësisht në Termocentralin Kosova B, gjendje alarmante mjedisore! Kjo është situata reale menaxhuese e Termocentraleve të Kosovës pas katër viteve të kësaj Qeverie. Ndotja në shkallë shqetësuese dhe jashtë çdo norme. Shkarkimet në ketë nivel, janë të dënueshme me çdo legjislacion vendor dhe ndërkombëtar”, ka shkruar Shala.