Shala i PDK-së: ‘Trepça’ ndërpret punën, qeveria s’ka plan e as ide për këtë ndërmarrje dhe industrinë minerare

20 qershor 2024 | 12:27

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, ka bërë me dije se ndërmarrja “Trepça” nuk është duke punuar që nga 14 qershori i këtij viti.

Ai ka thënë se punimet janë ndalur në minierën e Stantërgut, teksa ka fajësuar menaxhmentin dhe qeverinë.

“Trepça ndërpret punën. Nga data 14 qershor 2024, në minierën e Stantërgut është ndërprerë procesi i punës. E habitshme dhe e pashpjegueshme se si menaxhimenti i kësaj ndërmarrje dhe qeveria, mundohen ta mbajnë të fshehur çështjen e ndërprerjes së punës. Ky veprim paraqet shkallë të lartë të humbjeve ekonomike për ndërmarrjen ‘Trepça’, e njëkohësisht edhe shkallë të lartë të rrezikut për gjendjen e përgjithshme për sigurinë në minierë. Tashmë po vërtetohet që kjo qeveri jo vetëm që nuk ka kuadro, por nuk ka plan e as ide për ‘Trepçën’ dhe industrinë minerare. Nëse vazhdohet me këtë logjikë të kësaj qeverie, dëmet strategjike për sektorin dhe ‘Trepçën’ do të jenë katastrofale!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) ka publikuar ranglistën…