Shala i përgjigjet Zogianit: Nuk funksionon shteti me logjikë të krahinizmit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka vlerësuar skandaloz një postim të zëvendësministrit në detyrë, Avni Zogiani, i cili i kërkon Fatmir Limajt të merret me Malishevën.
Shala ka thënë se ky postim i tij tregon më së miri se si kjo qeveri i vlerëson qytetarët e vendit.
Ai ka thënë se Kosova është një tërësi dhe Malisheva është pjesë përbërë e saj, për më tepër pjesë krenare e vendit tonë.
Postimi i plotë i Shalës:
Postimi i zv Ministrit Avni Zogiani rreth pandemisë COVID-19, që ka kapluar Malishevën tregon më së miri se si kjo qeveri i vlerësojnë qytetarët e vendit.
Logjika e krahinarizmit, ku secili po u dashka të kujdeset për lokalitetin, e tij tregon qasje primitive dhe nuk e ka kuptimin e shtetit demokratik, ku shteti kujdeset njëjtë për të gjithë qytetarët e tij pa dallim lokaliteti, krahine, feje, race, ideologjie apo të menduari politik.
Kosova është një si tërësi dhe Malisheva është pjesë përbërëse e saj, për më tepër pjesë krenare e vendit tonë.
HSh