Shala i reagon Nitajt: Me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dalë hiq në TV
Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk dihen qartë planet e Fatmir Limajt për raportet me Qeverinë.
Sipas tij, çarshia flet që Limaj po kthehet në PDK.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala.
Ai ka thënë se veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta.
“Ai (Muharrem Nitaj) sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dalë hiq në TV po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë”, ka shkruar Haxhi Shala.